DETAJE/Vrasja në Durrës, viktima u qëllua me breshëri automatiku: Si autorët e ekzekutuan 40-vjeçarin para shtëpisë

Ndaje

Policia e Durrësit e cila në bashkëpunim me organin e akuzës po merret me zbardhjen e ngjarjes së djeshme ku mbeti i vrarë 40 vjeçari Feriz Bardhi kanë arritur në përfundimin se vrasja është kryer me porosi pra me paramendim.

Vrasësit kanë studiuar lëvizjet rutinë të viktimës gjatë ditës dhe në bazë të kësaj kanë kryer edhe vrasjen.

Në momentin e ekzekutimit viktima ka qenë në oborrin e banesës dhe është thirrur nga jashtë ndoshta nga një person që e njihte. Sapo ka hapur derën është qëlluar 12 herë me breshëri me armë automatike.

Në banesë ndodhej nëna e tij ndërsa bashëshortja me 2 fëmijët kishin shkuar për pushime. Nga ana tjetër e banesës gjendej kushëriri i tij i afërt. Kanë qenë këta që kanë njoftuar policinë dhe spitalin për ngjarjen. Viktima është dërguar më autoambulancë në spital në gjendje të plagosur por mjekët e kanë pasur të pamundur ta mbanin në jetë.

Lidhur me këtë ngjarje kriminale, 8 persona janë shoqëruar nga policia dhe janë marrë në pyetje për llogari të hetimit.

Loading...

Leni një përgjigje