VIDEO/Sherr masiv në Shëngjin, të rinjtë goditen me njëri-tjetrin, policia jep detajet

Ndaje

Nnjë sherr i madh ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit mes një grupi të rinjsh. Sherri, siç shihet edhe në një video të shpërndarë nga vetë turistët ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Edhe pse forcat e policisë kanë qenë të pranishme, situata ka dalë sërish nga kontrolli. Ndërkohë burime zyrtare bëjnë me dije se 6 persona u përfshinë në sherr. Ndaj tyre ka nisur procedimi në gjëndje të lirë për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” për shtetasit:

“Shtetasit B.P., E.P., B.A., I.P.,E.P., dhe B.A.  më datë 31.07.2019, në Shëngjin, për motive të dobëta, kanë dëmtuar njëri-tjetrin duke u goditur me sende të forta” informoi policia e Lezhës.”

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

VIDEO E SHERRIT

Loading...

Leni një përgjigje