“E percepton 13 Tetorin si datë tersi”, Meta i përgjigjet Ramës: Po e shtyjmë provimin e Qershorit

Ndaje

Presidenti Ilir Meta është i shqetësuar vetëm për Tetorin, muaj shumë vendimtar për Shqipërinë në aspektin e negociatave.

Nga Durrësi, teksa ndodhej në aktivitet, Meta komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili tha se nuk e njihte 13 tetorin si datë zgjedhjesh.

“Kam përshtypjen se kryeministri e percepton ndoshta si datë tersi 13 tetorin… “Jam fleksibël ta rishikoj 13 tetorin por përpara 17- 18 tetorit për të dhënë një zgjidhje të përgjegjshme sepse përndryshe kjo krizë do të vazhdojë të përshkallëzohet dhe askush të mos mendojë se do të dalë me kosto zero, sidomos ata që kanë punuar për të gatuar këtë rrëmujhane”,-tha Presidenti.

“Jam fleksibël për ta parë 13 tetorin. Për mua ka rëndësi 17-18 tetori. Atë nuk kam mundësi sepse e ka në dorë BE. Kemi futur mik të fortë për të kaluar provimin në vjeshtë.”

Meta tha se nuk i druhej komisionit hetimor te ngritur për të.

I vetmi shqetësim i imi është data 19 tetor. Cfarë tu themi shqiptarëve: Që e kishte fajin Edi? Luli e Mona? Nuk i fshihemi dot përgjegjësisë para të gjithë shqiptarëve. Shqipëria ka qenë para Kroacisë por ku është Kroacia sot dhe Shqipëria sot. Kush do të mbajë përgjejgësi”,-shtoi më tej Meta.

LIVE – Prononcim për mediat nga Xhafzotaj

Publiée par Ilir Meta sur Jeudi 18 juillet 2019

Loading...

Leni një përgjigje