Deputeti zbulon prapaskenat e lëvizjeve në qeveri: Akuzohet daja, ikën nipi! Qeveri...

Deputeti zbulon prapaskenat e lëvizjeve në qeveri: Akuzohet daja, ikën nipi! Qeveri e kapur…

74
0
Shares

Deputeti Lefter Maliqi ka zbuluar se çfarë qëndron pas lëvizjeve që ndodhën së fundmi në qeveri.

Kujtojmë se Plarent Ndreca zuri vendin e Dritan Palnikajt, ndërsa ky i fundit më pas u emërua në pozicionin e këshilltarit të kryeministrit Edi Rama, post të cilin e kishte mbajtur dhe më herët.

Për deputetin Lefter Maliqi, situata është dhe më e rëndë sesa kaq, pasi Palnikaj ka pasur lidhje nepotike me drejtorin e burgjeve Agim Ismaili, me të cilin ndanin tenderat në institucionet publike.

Postimi i plotë i Maliqit: 

Akuzohet Daja, iken nipi. Qeveri e korruptuar, e kapur nga klanet mafioze, duhet rrezuar nje sahat e me pare.

Te dashur miq! Me shkarkimin nga detyra te Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Brendshme, u provua shqetesimi im nepermjet statusit ne FB diten e djeshme, per lidhje nepotike mes Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve dhe Sekretarit te Pergjithshem te Ministrise se Brendshme, si Daje e nip per zhvillimin e tenderave te burgjeve, ku nipi i kryente dhe Daja i merrte ne dorezim. E keqja me e madhe, vazhdon te qendroj i qete ne detyre, pasi abuzimet, arroganca, fyerjet, kercenimet, e shkuara e erret, tejkalimi i kopetencave, paaftesia, shantazhimet, privatizimi i detyres, shkaterrimi dhe degradimi qe po i ben sistemit te burgjeve, shkarkimet, pezullimet, lirimet, komandimet e paligjshme etj etj, jane njolla me e zeze e Drejtorit me te paafte qe ka njohur administrata e burgjeve keto tre dekada.

Lufta ime per te mbrojtur me te drejte, njerezit e thjeshte qe respektojne ligjin, nuk do ndaloj asnjehere, pasi une mbroj interesat e qytetareve e jo te pushtetareve. Interpelanca me Kryeministrin do zbardh keto te verteta dhe kush jane klanet mafioze qe bejne keto emerime pa asnje kriter, merite, aftesi por vetem sherbejne si ushtar ndaj ketyre klaneve qe perfitojne nga djersa e popullit dhe shantazhojne administraten e ndershme te shtetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY