Skandali me të dhënat private të përdoruesve, gjobë marramendëse ndaj Facebook-ut

Skandali me të dhënat private të përdoruesve, gjobë marramendëse ndaj Facebook-ut

63
0
Shares

Facebook gjobitet me 5 miliardë dollarë. Komisioni Federal i Tregtisë thuhet se votoi për të miratuar gjobimin e Facebook mbi shkeljet e privatësisë të kompanisë që u lançua pas zbulimeve të Cambridge Analytica.

Wall Street Journal dhe Washington Post, që të dy citojnë burime anonime të njohura me këtë çështje, njoftuan të premten pasdite se vendimi u miratua nga një votim me republikanët në favor dhe demokratët kundër. Departamenti i Drejtësisë pritet të bëjë një miratim përfundimtar të gjobës.

Facebook dhe FTC nuk pranuan të komentojnë. The Guardian shkruan se hetimi filloi në mars 2018 pasi u zbulua se konsulenca politike Cambridge Analytica kishte marrë në mënyrë të parregullt informacionin privat të përdoruesve të Facebook më shumë se 50 milionë të tillë.

Facebook kishte rënë dakord sipas një dekreti të miratuar në vitin, se do të respektonte te drejtat e perdoruesve per tu garantuar mbrojtjen e te dhenav personale. Pikerisht, Hetimi u përqendrua pasi u konstatua se Facebook e kishte shkelur.

Gjobë prej 5 miliardë dollarësh do të ishte më i madhi që do të vinte nga FTC kundër një kompanie teknologjike dhe më e madhe ndonjëherë kundër çdo kompanije për shkelje të privatësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY