Lajm i keq për shqiptarët në Greqi, ministri i ri i Punës merr vendimin “racist”

Ndaje

Teksa nuk ka kaluar ende një javë pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Greqi, ministri i ri i Punës, Yiannis Broutisi, ka njoftuar se ka pezulluar një qarkore që u garantonte shtetasve të vendeve të treta jashtë BE-së, përfitimin në mënyrë të paligjshme të AMKA-së (Numër i Sigurimeve shoqërore që mbulon edhe një pjesë të shërbimeve shëndetësore).

Sipas ministrit, AMKA-ja eshtë dhënë për përdorim elektoral gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit nga partia e majtë “Syriza”, tashmë në opozitë.

“Pak ditë para zgjedhjeve, SYRIZA lëshoi një qarkore kundër ligjit që i dha AMKA në mënyrë arbitrare shtetasve të vendeve të treta! Të njëjtat shërbime të ministrisë i kundërviheshin dhe u kundërshtuan! E hoqa menjëherë! Vendi ynë nuk është një vresht pa zot!”- shkruan Vroutsis në një postim në llogarinë e tij personale në “Twitter”.

Ky vendim mendohet se do të ndikojë në masën e rreth 488 mijë emigrantëve shqiptare që punojnë dhe jetojnë në Greqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje