Presidenti refuzoi emërimin e tij në krye të Akademisë së Shkencave, Reagon...

Presidenti refuzoi emërimin e tij në krye të Akademisë së Shkencave, Reagon Gjinushi

44
0
Shares

Ish-kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Skënder Gjinushi, e ka cilësuar absolutisht të pavlefshëm vendimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të refuzuar emërimin e tij në krye të Akademisë së Shkencave.

Në një intervistë të dhënë për televizionin “Top Channel”, Gjinushi është shprehur se Meta nuk ka asnjë referencë ligjore përmes të cilës mund të legjitimojë refuzimin e emërimit. “Rezultati i zgjedhjeve është bërë publikisht i njohur dhe zyrtarisht dhe ligjërisht.

Dhe është një rezultat i pa cënuar dhe i paprekur nga askush. Presidenti i Republikës nuk mund ta zhbëjë procesin zgjedhor të zhvilluar pranë këtyre institucioneve autonome. Kështu që dekreti është haptas nul, haptas një vendim absolutisht i pavlefshëm, sepse nuk ka asnjë referencë në ligjin e Akademisë së Shkencave, ku thuhet se mund të refuzohet emërimi”, ka thënë Gjinushi.

I pyetur nëse do të vazhdojë të qëndrojë në krye të Akademisë së Shkencave pas refuzimit të Metës, Gjinushi është përgjigjur duke nënkuptuar se zbatimi i vendimit të presidentit, do të përbënte cënim të shtetit të së drejtës.

“Këtu nuk ka rëndësi a ia bëri mirë Meta-Gjinushit, apo Gjinushi s’iu bind Metës, e kështu me radhë. Duhen kuptuar kush janë pasojat juridike, kush janë pasojat në cenimin e Shtetit të së Drejtës. Duhen kuptuar kush janë pasojat që vijnë nga një precedent i tillë.”

Të premten, presidenti Meta refuzoi emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, i zgjedhur në këtë detyrë më datë 24 maj të këtij viti. Meta mbërriti në përfundimin se “procesi zgjedhor i zhvilluar në datën 24.05.2019 në Akademinë e Shkencave, për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave, paraqet problematikë të theksuar ligjore”.

Në deklaratën e Metës theksohet se procesi i kandidimit dhe ai zgjedhor i zhvilluar dhe i përfunduar në datën 24.05.2019 për zgjedhjen e Kryetarit të Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, paraqet shkelje të parashikimeve të ligjit nr.9655, datë 11.12.2006 “Për Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë”.

Ky dekret i shkon Akademisë e së Shkencave që duhet të mbajë zgjedhje të reja për përcaktimin e drejtuesit të saj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY