VIDEO/Aktori i famshëm i serialeve turke viziton Kosovën, përshëndet ndjekësit në shqip

Ndaje

Aktori i njohur turk Erkan Pettekaya do të vijë në Kosovë për herë të parë. I njohur si ” Xhihan”, ardhja e tij në fakt do të shenojë historinë, pas disa viteve qe nga ardhja e Gymyshit në  Shqipëri. Aktori bëhet personazhi i dytë që viziton trojet shqiptare.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet aktori Pettekaya, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram. Ai madje nuk ka hezituar që të shkruajë edhe në shqip, duke përshëndetur fansat shqiptarë dhe njoftuar për ardhjen e tij.

“Përshëndetje, shihemi së shpejti”, kanë qenë fjalët e aktorit turk në Instagram, duke postuar spotin e emisionit kosovar qe trajton tema nga Stambolli.

Pettekaya ka patur  një ndër rolet kryesore të serialit “Fate te Kryqëzuara”, i cili kishte shikueshmëri të madhe edhe në trevat shqiptare.

Loading...

Leni një përgjigje