Lirohen nga burgu drejtuesit në Librazhd, PD: U vërtetua arrestimi politik

Lirohen nga burgu drejtuesit në Librazhd, PD: U vërtetua arrestimi politik

33
0
Shares

Gjykata e Apelit në Durrës liroi sot nga burgu  kryetarin e Degës së PD Librazhd, Bujar Vreto, kryetarin e Degës së PD Prrenjas, Arjan Karriqi si dhe dy të arrestuarit e tjerë Bujar Kojku dhe Dash Boja.

Ata u arrestuan më 13 qershor pse u ngritën në protestë kundër vizitës së Ramës në Librazhd. Në lidhje me këtë lajm Partia Demokratike është shprehur se ky lirim tregon se arrestimi I anëtarëve të Partisë Demokratike ka qenë politik.

Gjatë gjithë muajit qershor, Policia e Shtetit u shndërrua në një polici të mirëfilltë politike dhe kreu qindra arrestime në kundërshtim me ligjin në radhët e protestuesve të opozitës së bashkuar dhe të Aleancës Qytetare kundër farsës së 30 qershorit.

Të gjitha arrestimet e policisë në disa vendime të njëpasnjëshme janë cilësuar nga vendimet e gjykatave si të paligjshme. Lirimi i sotëm i drejtuesve politikë të PD në Librazhd e Prrenjas konfirmon sjelljen antiligjore të policisë së Sandër Lleshajt dhe është një tregues i nevojës urgjente për depolitizimin e institucionit të policisë nga një strukturë drejtuese e mbushur me vegla të verbra të Edi Ramës dhe me ish-eksponentë të Sigurimit të Shtetit”,-thuhet në reagimin zyrtar të PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY