Masakroi gruan me levë, krim i rëndë në Vlorë, dalin detajet e...

Masakroi gruan me levë, krim i rëndë në Vlorë, dalin detajet e para

74
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Babicë në Vlorë, këtë mesditë, ku viktimë ka mbetur një grua.

Policia jep informacione zyrtare mbi konfliktin, por nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes makabre.

Mësohet se burri ka goditur disa herë me leve në kokë dhe fytyrë bashkëshorten e tij duke e lënë të vdekur.

INFORMACIONI PARAPRAK 

Në orën 12:52, në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pas një konflikti në familje dyshohet se shtetasi L. S., 56 vjeç, ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) bashkëshorten e tij 44 vjeçare L.S.

E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton Spitali se ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, shtetasin L.S., si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY