VIDEO/Policia tenton të hyjë në KZAZ, përplasje dhe tension në Shkodër

VIDEO/Policia tenton të hyjë në KZAZ, përplasje dhe tension në Shkodër

50
0
Shares

Përplasjet e para për lirimin  e KZAZ-ave kanë nisur dhe në Shkodër. Situata në Shkodër ka agravuar në sharje dhe shtyrje mes policisë dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike në këtë qytet.

Mësohet se KZAZ nr. 2 në Shkodër ka marrë një vendim për nisjen e punës për zgjedhjet vendore dhe policia erdhi për të hapur derën e pallatit të sportit. Por në këto momente efektivët nuk u lejuan nga opozita, pasi pallati i sportit është pronë e bashkisë Shkodër.

PD nuk ka lejuar të hyjnë anëtarët e PS në këto KZAZ dhe kjo ka bërë që policia të përplaset me zyrtarët demokratë.

Kujtojmë se më herët, kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi kërkoi mbështetjen e policisë për lirimin e këtyre qëndrave, duke u dërguar dhe një letër publike krerëve te lartë të policisë. (kliko ketu).

Lidhur me kete ngjarje, do te kete nje deklarate urgjente nga Partia Demokratike ne oren 12:45.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY