FOTO/Armina po njihet kudo, tashmë qëndron dhe pranë blogeres milionere

FOTO/Armina po njihet kudo, tashmë qëndron dhe pranë blogeres milionere

75
0
Shares

Armina Mevlani, e fejuara e Shkëlzen Berishës ka qenë një tjetër personazh nga showbiz-i shqiptar që ka marrë pjesë në “Festivalin e Kanës”.

Madje ajo ditën e djeshme ka qenë edhe gjatë prezantimit të filmit të 9-të të Tarantinos ku protagonistë kryesorë janë Brad Pitt dhe Leonardo di Caprio. Blogerja e njohur është takuar edhe me modelen shqiptare Heidi Lushtaku dhe kanë parakaluar të dyja në tapetin e kuq.

Por momenti më interesant dhe kulminant për Arminën ka qenë takimi me blogeren italiane Chiara Ferragni gjatë Festivalit të Filmit në Kanë.

Ka qenë vetë Armina që ka publikuar InstaStory e cila ka shkruar “Është diçka vajzash”.
Të dyja vajzat duken si gjithmonë shumë stil dhe me siguri kanë bërë një bisedë të këndshme rreth pasionit të tyre që kanë për modën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY