EMRAT/Katër kandidatët e rinj marrin mandatet, dhe 3 të tjerë kërkojnë të bëhen deputetë

Ndaje

Tre kandidatë nga listat e opozitës kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ.

Artur Roshi, Nikolin Staka dhe Zef Shtejni, janë tre kandidatët e rinj që duan të bëhen deputetë. Ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë sot mandatin e deputetit katër kandidatëve të listave të PD dhe LSI-së.

KQZ miratoi sot dhënien e mandatit për Andi Permetin (PD), Erion Picirin (PD), Fatjona Dhimitrin (PD) dhe për Eugen Bojaxhiun (LSI).

Katër kandidatët e rinj, do ta marrin zyrtarisht mandatin e deputetit në seancën e ardhshme plenare, kur ata të bëjnë betimin në Parlament.

Pas këtij vendimi të KQZ-së dhe betimit që pritet të bëhet javën e ardhshme numri i ligjvënësve do të shkojë në 106 deputetë.

 

Loading...

Leni një përgjigje