VIDEO/Padia ndaj Lleshit, Bardhi apel Prokurorisë: Nuk jeni shtojcë e Policisë së Shtetit

Ndaje

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi ka folur para gazetarëve pasi u paraqit në ambjentet e Prokurorisë.

Bardhi bëri me dije se shkak për kallëzimin e tij penal ndaj drejtuesve të policisë ishte fakti që Prokuroria nuk nisi hetimet ndaj tyre.

Bardhi ka një thirrje për Prokurorinë dhe Gjyqtarët, ndërsa i kujton se nuk është shtojcë e ministrisë së Brendshme, por duhet të lartësohet në nivelin që i takon.

Për Partinë Demokratike përdorja e gazit lotsjellës dhe ujit me presion për të shpërndarë protestuesit është në shkelje të ligjit dhe tej kompetencave ligjore. Me këto veprime sipas PD, policia nuk ka pasur synim zbatimin e ligjit por pengimin e zhvillimit të protestës.

LIVE

LIVE – Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi, deklaratë për mediat.

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Lundi 15 avril 2019

Loading...

Leni një përgjigje