Aksidenti në Tepelenë, policia jep detaje: 8 të plagosur, një çift në...

Aksidenti në Tepelenë, policia jep detaje: 8 të plagosur, një çift në gjendje kritike

145
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia ka dhënë detajet e para për aksidentin e ndodhur në Tepelenë.

Sipas policisë, mësohet se janë lënduar dhe 8 persona të tjerë, ndërsa një çift është në gjendje më kritike. Kujtojmë se një autobus i linjës Sarandë-Elbasan, u përplas me një makinë ku udhëtonin çifti.

Ambulancat e Gjirokastrës ende nuk kanë mbërritur në vendngjarje.

Raportimet e para në spital flasin për rreth 8 persona të plagosur që mendohet se do të trajtohen në spitalin e Fierit për shkak të afërsisë dhe pasi ky spital është më i specializuar për trajtimin e rasteve të rënda. Akoma nuk ka konfirmim zyrtar për viktimë, as nga policia, as nga spitali. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Memaliaj -Krahës, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj janë përplasur automjet “volksëagen” me autobuzin e linjës Sarandë–Elbasan, ku si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i autoveturës(shtetasi E.K) dhe pasagjeria (Sh.Xh), e cila ndodhet në reanimacion në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër. Gjithashtu janë dëmtuar lehtë dhe disa pasagjerë të autobuzit, të cilët po marin ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY