Dy vrasje në Tiranë, ish-deputeti: Llesh, mos e vrit mendjen! Shih të...

Dy vrasje në Tiranë, ish-deputeti: Llesh, mos e vrit mendjen! Shih të kesh gaz helmues për të enjten!

474
0
Shares

Ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri i ka kujtuar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj me anë të një statusi në rrjetet sociale,dy vrasjet që kanë ndodhur brenda tre ditësh në dy zona mjaft të ekspozuara të Tiranës dhe se asnjë prej autorëve nuk është kapur deri tani.

Strazimiri i kujton ministrit që të ‘mos shqetësohet’ për ngjarje të tilla, por për të siguruar mjaftueshëm gaz për të enjten, kur pritet edhe protesta e radhës e opozitës, paralel me seancën plenare.

“Llesh,
Brenda 72 orëve 2 vrasje mu në zemër të Tiranës! Policia në drejtim të paditur…njësoj si vrasësit…
Po ti mos e vrit mendjen! Ti shih të kesh mjaftueshëm gaz helmues për gratë, pleqtë e fëmijët që do dalin në protestë të enjten në orën 09.30 para parlamentit “339”… pa siguria s’është detyra jote…”, shkruan ish-deputeti.

Kujtojmë se mbrëmjen e së dielës u qëllua për vdekje ish-i përndjekuri Haxhi Baçinozi te zona e Liqenit Artificial, ndërsa mbrëmë te sheshi ‘Wilson’ u vra 26-vjeçari Jurgen Kurti, i njohur si menaxheri i VIP-ave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY