“Shpërthen” Paloka: Një pjesë aty në Parlament janë plehra si Edi Rama

Ndaje

Ish-deputeti Edi Paloka tha përpara protestuesve se kryeministri Rama është frikacak dhe se mendoi që sot do ta gjente opozitën të pa përgatitur.

Edi Paloka: Mendoi sot ashtu siç mendon ti frikacak se duke u fshehur siç bën gjithmonë, do ta gjenit të papërgatitur, ja ku jemi këtu sot dhe këtu do jemi çdo ditë. Ata në parlament nuk përfaqëson më shqiptarët dhe as ata që e kanë votuar. Ai parlamenti, është Parlamenti i krimit dhe i blerë me votat e tyre. Sot edhe ata që janë brenda, një pjesë e tyre sepse një pjesë janë plehra si Edi Rama, janë kokëulur. 

Ne vazhdojmë të qëndrojmë këtu por ata shtyjnë fjalimet se nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër. Ne jemi këtu për të treguar se shqiptarët janë ngritur në revoltë. Nuk ka një grup njerëzisht që protestojnë për Partinë Demokratike, janë shqiptarët në revoltë. Këtu janë shqiptarët që po varfërohen përditë. Sot jemi në rrugë për mbijetesë, ose do të rezistojmë, ose do të ulim kokën dhe të bëhemi skllevër të Edi Ramës. 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Loading...

Leni një përgjigje