VIDEO/Studentja e pyet për punësimin, Rama gjen kohë për batuta: Martohu më...

VIDEO/Studentja e pyet për punësimin, Rama gjen kohë për batuta: Martohu më mirë…

233
0
Shares

I ndodhur në Gjirokastër, kryeministri  Edi Rama ka nisur takimin e parë të turit të tij, ku fillimisht është përballur me një grup studentësh nga Universiteti i këtij qyteti për të folur rreth paktit të Universitetit.

Studentët i kanë drejtuar pyetje shqetësuese Kryeministrit lidhur me punësimin, kushtet dhe deri tek strategjitë që qeveria e tij do të ndërmarrë për të përmirësuar arsimin.

Kryeministri duket se gjen kohë të bëjë batuta për të minimuzuar efektet negative të reformave të tij në vend.

Pjesë nga biseda me një studente: 

Studentja: Cilat janë strategjitë tuaja që ne të gjejmë punë për të ardhmen? Pasi nuk do të rrimë gjithë  jetën në kurriz të prindërve. Unë mbaroj për infermieri dhe shqetësimi im se ku do të gjej punë.. 

Rama: Gjij burrë njëherë që të shpëtosh..Mos harro të martohesh njëherë.. tipike gjirokastrite. Thuaj njëherë një strategji, jo disa se bëhen shumë disa…

Studentja i përmend kryeministrit faktin se pjesa e madhe kanë ikur në Gjermani për të punuar dhe se ky është realiteti. Por kryeministri e ka mohuar duke e cilësuar si legjendë. Ai ka shtuar se infermierë do të ikin dhe vijnë duke argumentuar me replika dhe duke i kërkuar studentes të mos flasë më./K.Balliu/Droni.al

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/350206199038507/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY