Takimi në Vjenë, zbulohet lëvizja e radhës nga Basha

Takimi në Vjenë, zbulohet lëvizja e radhës nga Basha

443
0
Shares

Pas takimeve që kryedemokrati pati me përfaqësues të PPE në Vjenë ku u fol për situatën e vështirë, Basha do të rikthehet në Tiranë. Kthimi i tij konsiston në takimin që do të mbajë me kryesinë e Partisë Demokratike në orën 18:00.

Siç bëhet e ditur, në këtë mbledhje të kryesisë së PD-së, do të diskutohet për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren në lidhje me situatën në Shqipëri.

Një ditë më parë Basha dhe gjithë demokratët dorëzuan mandatet e deputetit duke u kthyer kështu në qytetarë të thjeshtë dhe afër popullit.

Basha njoftoi se protestat dhe ngritja qytetare do të vazhdojë, ndërsa ish-kryeministri Berisha më herët deklaroi se për zgjedhjet e ardhshme nuk do të pranojnë të marrin pjesë nëse Edi Rama është brenda tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY