Gjermani, kallëzim penal ndaj 8 shtetasve shqiptarë për trafikim të 1.8 ton...

Gjermani, kallëzim penal ndaj 8 shtetasve shqiptarë për trafikim të 1.8 ton kokainë

65
0
Shares

Autoritetet në Gjermani thonë se kanë ngritur kallëzim penal ndaj 8 shtetasve shqiptarë, të cilët akuzohen për trafikim të rreth 1.8 ton kokainë në Gjermani, të fshehur në kuti bananesh në kuadër të një skeme të përpunuar për të sjellë drogë nga Amerika e Jugut në Evropë.

Prokurorët në qytetin bavarez të Landshut, thanë të mërkurën se personat, emrat e të cilëve nuk janë siguruar në përputhje me ligjet e privatësisë, rrezikojnë një dënim maksimal prej 15 vjet burg, nëse dënohen me akuzat e trafikimit.

Siç thotë Prokuroria, ata kanë sjellë kokainën nga Ekuadori në Hamburg, të fshehur brenda dërgesave me banane. Sapo bananet u dërguan në të ashtuquajturat depo të pjekjes në Gjermani, thuhet më tej, prokurorët hynë në objektet dhe gjetën drogën.

Autoritetet ishin alarmuar që në vitin 2017, kur disa kuti me banane u paraqitën në supermarketet bavareze, ndërkohë që brenda tyre kishte kokainë.

Katër të dyshuar të tjerë tashmë janë dënuar në Hamburg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY