VIDEO/’Kanë marrë peng’, Basha thirrje nga Mirdita: T’i japim fund këtij grushti...

VIDEO/’Kanë marrë peng’, Basha thirrje nga Mirdita: T’i japim fund këtij grushti shteti nga kriminelët

98
0
Shares

Kreu i PD, Lulzim Basha është ndalur në Mirditë, në kuadër të takimeve për protestën e madhe në datën 16 Shkurt në Tiranë.

Dhe në këtë vend, Basha është pritur me eufori dhe thirrje kundër kryeminisitrit Edi Rama duke iu drejtuar ‘Rama ik’.

Basha ka ftuar të gjithë mirditorët të protestojnë duke u bërë thirrje të shprehin vullnetin e lirë të tyre për ti dhënë fund grushtit të shtetit.

‘Ta shembim këtë sistem të kalbur. Së bashku të ndërtojmë një shtet të ri, ku do të ulim taksat, të ulim taksën e karburantit. Objektivi ynë numër 1 do të jetë punësimi”, tha Basha.

Opozitari tha gjithashtu se në vijim do të prezantojë programin, po më para, Basha tha se duhet të rrëzojë nga pushteti kryeministrin Rama me anë të zgjedhjeve të parakohshme./DRONI.al

.

Miditorët në Tiranë më 16 Shkurt! #16Shkurt #protesto.

Publiée par Lulzim Basha sur Samedi 9 février 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY