EMRI/Vrasja e të riut në Pukë, identifikohet autori

EMRI/Vrasja e të riut në Pukë, identifikohet autori

124
0
Shares

Policia ka identifkuar autorin e dyshuar të vrasjes së të riut në Pukë. Kështu konfirmohet se 30-vjeçari u vra, pasi kishte dyshime se dhe mund të ishte vetëvrarë.

Sipas policisë ai është Enderis Doda, rreth 26 vjeç. Ngjarja raportohet se nuk ka qenë e qëllimshme.

Dy të rinjtë, viktima dhe autori të dy nga Mirdita ishin punonjës në HEC-in e Vrrithit, ndërsa armën që mbanin e kishin pa leje.

Petrit Biba nga Rubiku u plagos me armë zjarri mbrëmjen e së premtes (8 shkurt) në fshatin Vrrithë. I riu ndërroi jetë në spital, pasi nuk mundi t’iu shpëtonte dot plagëve.

Biba mësohet se ishte punëtor në kantierin e ndërtimit të HEC-it në Kaftall.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY