‘Ditë vendimtare’, çfarë po paralajmërojnë studentët

‘Ditë vendimtare’, çfarë po paralajmërojnë studentët

210
0
Shares

Kjo javë është parashikuar të jetë vendimtare përsa i përket lëvizjes studentore, e cila ka më shumë se një muaj.

Studentët të vendosur do të vijojnë bojkotin e procesit mësimor në shenjë revolte për plotësimin e 8+ kërkesave.

Së fundmi, ata kanë ardhur me këtë njoftim:

Njoftimi:

Ne, studentët, kemi bërë hapa të paimagjinueshëm përpara. Në dhjetor gjunjëzuam qeverinë dhe krejt sistemi partiak të vendit. Dhe mbi të gjitha i dhamë shpresë mbarë popullit shqiptar.

Përpjekja jonë për universitetin tanimë ka hyrë në një fazë të re. Kemi kaluar nga protestat masive te bojkoti masiv dhe çlirimi i hapësirave universitare. Java që lamë pas ishte tejet e suksesshme. Bojkotimi i mësimit u shtri edhe në universitetet publike jashtë Tiranës. Në fakultete të ndryshme kanë nisur të mblidhen asambletë e pedagogëve, të cilat një e nga një po solidarizohen me ne dhe po kërkojnë rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë.

Kjo e hënë dhe ditët në vijim janë vendimtare. Askush nuk mund ta tradhtojë shansin historik të transformimit rrënjësor të universitetit. Është turp të hysh në klasë pa plotësimin e kërkesave jetike studentore. E gjithë Shqipëria e ka zemrën te ne. Fitorja jonë është ngadhnjim edhe për studentët e ardhshëm. Dorëzimi ynë do të jetë fundi i çdo shprese se ky vend mund të bëhet.

Bojkot masiv! Çlirim i universitetit!

STUDENTËT E BASHKUAR KANË PËR TË FITUAR!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY