DETAJE/Atentati në Vlorë, niset me urgjencë për në Tiranë 41-vjeçari i plagosur

DETAJE/Atentati në Vlorë, niset me urgjencë për në Tiranë 41-vjeçari i plagosur

158
0
Shares

Mikel Mehmeti mbeti i plagosur nga atentati në Vlorë mbrëmjen e djeshme. Mësohet se së fundmi, pas 5 orësh operacion, ai është nisur drejt Tiranës, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Atentati ndodhi në lagjen “Pavarësia”, ku persona të paidentifikuar me motor hapën zjarr mbi automjetin tip ‘Audi’ me targa AA 653 VC ku udhëtonin dy shtetas. 41-vjeçari Mehmeti dyshohet se ka qenë dhe shënjestër e atentatit.

Policia dyshon se atentati ka qenë i mirëorganizuar. Agresorët kanë braktisur motorin në një tjetër zonë, duke u larguar më pas me një automjet.

Në afërsi të stacionit të trenit, në një zonë informale u gjet dhe një makinë e djegur terësisht, e cila dyshohet se është përdorur prej tyre.

Ende nuk ka asnjë autor për atentatin, ndërsa dihet vetëm që Mehmeti konsiderohet si një nga miqtë më të ngushtë të Ferdinand Llanaj, të cilit dy vite më parë i bënë atentat në rrugën Transballkanike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY