‘Bye-Bye’, Trump nuk rri dot me demokratët, braktis takimin pas debateve

Ndaje

Presidenti Donald Trump i ka dhënë fund takimit me krerët demokratë pasi negociatat u ndërprenë në ditën e 19 të mbylljes së pjesshme të qeverisë amerikane.

Nancy Pelosi dhe Chuck Schumer nuk ishin prapë dakord për  të financuar muret e kufirit SHBA-Meksikë, duke bërë që Trump të quante takimin “një humbje totale të kohës”.

Demokratët përsëri akuzuan presidentin se po acaronte situatën.Me mbylljen e qeverisë prej tre javësh, rreth 800,000 punëtorë po humbasin fazën e parë të pagave.

A ka një krizë në kufirin SHBA-Meksikë?

Z. Trump ka kërkuar 5.7 miliardë dollarë për të ndërtuar një pengesë çeliku, e cila do të përmbushte një premtim kyç të fushatës. Por demokratët – që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve – kanë refuzuar të mbështesin financimin.

Loading...

Leni një përgjigje