FOTO/Dëborë dhe acar, nxënësit në Tropojë shkojnë me batanije në shkollë

Ndaje

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës sjellin probleme jo vetëm me qarkullimin e automjeteve dhe bllokimin e zonave, por dhe me jetesën.

Në shumë zona të thella, por jo vetëm, bëhet e vështirë qëndrimi në institucionet shkollore pa sistem të mirë ngrohjeje.

Ka shumë shkolla dhe universitete në të cilat nuk funksionojnë sistemet e ngrohjes, çka detyrojnë nxënësit të marrin mjete rrethanore për të përballuar të ftohtin ose të pezullojnë mësimin.

Konkretisht situata në Tropojë është e vështirë, ku nxënësit kanë shkuar me batanije në shkollë. Ndërsa gjimnazi “Asim Vokshi” ka shkruar një peticion për bojkotim të mësimit deri në përmirësimin e kushteve. 
Studentët e rretheve nga ana tjetër kanë publikuar foto në rrjetet sociale, ku tregojnë mënyrën sesi ngrohen në këto ditë të ftohta dimri dhe tregojnë mungesën e sistemit të ngrohjes në auditore.
DRONI.al
Loading...

Leni një përgjigje