Vrasja e shqiptarëve në Greqi, Berisha: Ekzekutime rraciste, të ndëshkohen fajtorët

Vrasja e shqiptarëve në Greqi, Berisha: Ekzekutime rraciste, të ndëshkohen fajtorët

75
0
Shares

Ish-kryeministri Berisha ka dënuar vrasjet e fundit ndaj shqiptarëve në Greqi.

Në një postim në rrjetet sociale,Berisha shkruan se vetëm pas vrasjes së Kostandinit janë shënuar 7 viktima, të cilat deri më tani, Berisha i cilëson si vrasje nxitur nga racizmi.

 Reagimi i plotë

Ndal serialit te vrasjeve rraciste te shqiptareve ne Greqi!

Te dashur miq, pas vrasjes ne shkembim zjarri nga policia shqiptare te ekstremistit grek nga Bularati, Kostandin Kaficas, ne vendin fqinj, ne hakmarrje te verber rraciste e primitive, ka shperthyer nje serial vrasjesh te shqiptareve ne teresi.

Keshtu, ne nje hark kohor pak javesh jane ekzekutuar ne zona dhe rrethana te ndryshme te Greqise 7 shqiptare, qe te gjithe perveç njerit ekzekutime gjakftohta te bazuara ne urrejtjen dhe rracizmin primitiv ndaj shqiptareve dhe si hakmarrje, akte kriminale albanofobie.

Mbreme ne Kavalla u rregjistrua viktimia e 7-te, u gjet i vrare nje 18 vjecar, djale i nje famijle emigranesh shqiptar, anetar i nje ekipi lokal futbolli, per te cilin shkaku i vetem sipas mediave mbetet rracizmi.

Denoj me ashpersine me te madhe keto akte kriminale te mirefillta rraciste dhe i bej thirrje Komisionit te te Drejtave te Njeriut te OKB, Keshillit te Europes, Komisionit dhe Keshillit te Ministrave te BE te nderhyjne prane autoriteteve greke per nje hetim te pavarur mbi shkaqet dhe rrethanat e ekzekutimeve rraciste te shqiptareve ne Greqi dhe te ushtrojne te gjithe presionin e merituar ndaj autoriteteve greke qe keto akte kriminale te shemtuara te ndeshkohen. sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY