Kryemadhi nga Durrësi: “Rilindja mbolli krimin, ta largojmë me protesta mbarëpopullore”

Kryemadhi nga Durrësi: “Rilindja mbolli krimin, ta largojmë me protesta mbarëpopullore”

56
0
Shares

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ishte e pranishme sot në një takim me kryesinë e LSI Durrës.

Në këtë takim ajo shoqërohej nga deputetët e këtij qarku, Lefter Koka dhe Nora Malaj.

Kryemadhi shprehu gadishmërinë për të bashkëpunuar në të gjitha nivelet me partitë opozitare për çdo aksion kundër qeverisë Rama.

 “Opozita është e bërë bashkë kundër këtij kryeministri. Politika e Rilindjes mbolli varfëri dhe krim në këtë vend. Rruga e veteme për largimin e Ramës është protesta mbarëpopullore,” u shpreh ajo.

Kryetarja e LSI tha gjithashtu se partia që ajo drejton është garancia për një Shqipëri më të mirë,larg krimit të organizuar dhe varfërisë.

“ LSI ka luajtur dhe një rol të veçantë për rininë dhe gruan. Forcimi i strukturave të rinisë dhe gruas duhet të jenë imediate për shpëtimin e vendit nga krimi i organizuar,” tha ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY