Ledion Lico i thotë lamtumirë ‘The Voice Kids’, ja kush moderatore e...

Ledion Lico i thotë lamtumirë ‘The Voice Kids’, ja kush moderatore e zëvendëson

297
0
Shares

Ledion Liço duket se ka vendosur t’i thotë lamtumirë prezantimit dhe të përqendrohet më shumë të familja dhe te djali i tij, London.

Këtë na ka lënë të kuptojmë fakti se shumë shpejt pritet të rifillojë edicioni i radhës “The Voice Kids”, por këtë herë Ledionin nuk do të jetë në rolin e moderatorit!

Ai ka qenë prezantuesi i spektaklit muzikor për fëmijë prej dy vitesh dhe edicioni i 3-të, do të drejtohet nga Dojna Mema, kështu të paktën na lë të kuptojmë një video e fundit.

Në spotin e publikuar nga ‘Top Channel’, që lajmëron nisjen e spektaklit, personazhi që shfaqet është Dojna Mema. “Prisni të papriturën! ‘The Voice Kids’ nga janari në ‘Top Channel”, – shkruhet në spot.

Kjo ndoshta është një shenjë se Dojna do të jetë drejtuesja e re e programit për fëmijë. Megjithatë me siguri çdo gjë do ta zbulojmë pak përpara fillimit të spektaklit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY