Aksident me motor, dërgohet në spital në gjendje të rëndë 55-vjeçari

Aksident me motor, dërgohet në spital në gjendje të rëndë 55-vjeçari

248
0
Shares
Foto Ilustruese

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në një tjetër qytet.

Bëhet fjalë për qytetin e Elbasanit, ku si pasojë e tij një person është plagosur rëndë.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Elbasan -Peqin, në fshatin Bradashesh, ku motorçikleta tip “Honda” me drejtues shtetasin F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Bradashesh Elbasan, ka humbur kontrollin e drejtimit, dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi.

I dëmtuari u transportua në Spitalit e Elbasanit, dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY