Fermerët kërkojnë ndihmë nga qeveria, Paloka ironizon: Shihni kur të shkojë Rama...

Fermerët kërkojnë ndihmë nga qeveria, Paloka ironizon: Shihni kur të shkojë Rama e t’ju ndërtojë aeroport

69
0
Shares

Nënkryetari Partisë Demokratike i është referuar një kronike televizive, në të cilën, fermerët e Stërblevës në Librazhd, kërkonin ndërhyrjen e qeverisë për shkak se po u shkon prodhimi dëm.

Edi Paloka ka reaguar pas kësaj kronike, ku ronizon kryeministrin Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka shkruan se ndërsa fermerët kërkojnë ndihmë, kryeministri do të shkojë e tu premtojë ndërtimin e një aeroporti. Kujtojmë se ky ndërkohë, është një nga premtimet që Rama vazhdon t’iu japë qytetarëve të Kukësit.

Postimi i Palokës:

Pashe nje kronike ku fermeret e Sterbleves kerkonin ndihme urgjente nga qeveria se po ju shkonte dem prodhimi i patates dhe rrezikonin te mbeteshin pa te ardhura sa mund te mos kalonin as dimrin…

Shihni kur te shkoj Rama e t’ju ndertoj aeroport.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY