Ulsi Manja reagon ashpër ndaj Bashës: Do të ta lag fytin si...

Ulsi Manja reagon ashpër ndaj Bashës: Do të ta lag fytin si shumë bilbilave, qafir!

204
0
Shares

Deputeti Ulsi Manja ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Bashës, se ai dhe deputeti Çyrbja janë përfshirë në aferën e eurove në Toyota Yaris.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai nuk ka kursyer fjalët ironizuese ndaj kreut të PD teksa thekson se do ti bashkangjitet Tualant Ballës për të paditur Bashën për shpifje.

Postimi i plotë

Ehh,si shkoi kjo punë, shërbëtori i xhepit të vet Lulzim Basha më paska futur edhe mua me nje koleg tjetër në Toyota-n e Taulantit!

Me shumë kënaqësi, së bashku me kolegun do t’i bashkangjitemi Taulantit në rrugen drejt gjyqit me Lulzimin, ku do t’i kërkojmë këtij djali të llastuar dhe qafir, një sasi të hollash për shpifje për shkak të detyrës!

Por një gjë s’rri dot pa i’a thënë Lulzimit: Kur të të vijë dita të japësh llogarinë tënde para një prokurori, më ke në dispozicion për asistencë kundër tharjes së gurrmazit. Si prokuror i hershëm që jam , u’a kam lag fytin shumë bilbilave si puna jote kur u ka ardh siraja për t’i ulur në karrigen e hetimit😊.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY