VIDEO/Veliaj prezanton risinë, i riu tregon si ia vodhi idenë: E kam...

VIDEO/Veliaj prezanton risinë, i riu tregon si ia vodhi idenë: E kam bërë publike në televizion

73
0
Shares

Ka qarkulluar në media  një lajm për një aplikacion të ri në Tiranë, me anë të të cilit qytetarët do të lëviznin nëpër kryeqytet. “Tirana Public Transport”, aplikacioni tregon lëvizjen në kohë reale të autobusëve, duke përdorur pajisjet GPS që janë të instaluara në to, i cili sipas programuesit do të sjellë risi.

Por mesa duket kjo ide është e vjedhur. Një i ri nga Shkodra ka dërguar një mesazh denoncues në redaksinë e JOQ.al, ku pretendon se i është vjedhur ideja e aplikacionit.

Sipas Aurel Hasanit ai ka prezantuar të njëjtin aplikacion një vit më parë në programin “Do you have an idea” në Vizion Plus. I riu thotë se nuk është e drejtë që idea e tij të përdoret nga dikush tjetër pasi ka qenë ai i pari që e ka prezantuar publikisht.

Gjithashtu i riu thotë se programin e ka porositur vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe ai e ka financuar, duke i vjedhur idenë.

Aurel Hasani shkruan:

”Vitin qe kaloi e prezantuam kte ide ne Vizion Plus , dhe shkuam ne gjysme finale me pas ksaj kerkova ndihme publike ne emision per ta vendosur ne te gjitha Bashkite e Shqiperise dhe nuk mora pergjigjen e asnjeres. Madje ne disa na refuzuan dhe disa te tjera as qe moren mundimin te na takonin. Tani shohim qe ka dale i njëjti aplikacion, e njeta ide .

Bashkangjitur ju dërgoj edhe videon prezantuese qe kam bere live ne televizion. Minuta 56:20. Pse na duhet te punojme ne kete vend ose me qarte si mund te ec perpara ne punen qe bej tani nese gjithcka qe do bej une do vidhet dhe do i jepet dikujt tjeter?! E ka porositur Erion Veliaj pasi para 6 muajsh ka lajmëruar për daljen e aplikacionit. Ndërkohë që ne kemi një vit që jemi pas dyerve dhe askush nuk na pret.”

Video e momentit: 01:00:00

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY