DETAJE/Shtyhet sërish pretenca për Shullazin, mungojnë avokati dhe të pandehurit

DETAJE/Shtyhet sërish pretenca për Shullazin, mungojnë avokati dhe të pandehurit

44
0
Shares

Është shtyrë  sërish pretenca për Emiljano Shullazin. Shkak është bërë mungesa e të pandehurve në sallën e gjyqit dhe e avokatit të njërit pre tyre. Kjo ka bërë që trupa e prokurorëve e drejtuar nga kreu i këtij institucioni Donika Prela dhe nga Besnik Muçi, Anton Martini dhe Gent Osmani të vendosin për të shtyrë seancën për dhënien e pretencës për javën tjetër.

Ndërkohë, para se të shtyhej pretenca, ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda u blinduan.

Masat e forta janë marrë nga frika e ndonjë incidenti të mundshëm, ndërsa rreth godinës së gjykatës janë parë dhjetra efektivë të Policisë, FNSH-së dhe RENEA-s.

Kujtojmë se banda e Shullazit akuzohet për krijimin e grupit të strukturuar kriminal, kanosje për shkak të detyrës ndaj Mynyr Konit e Dhori Kules dhe shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kundër Ylvi Beqjes për ish-hotel “Vollgën” në Durrës. Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg për akuzat, po ashtu edhe anëtarët e bandës; Gilmando Dani, Besmir Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Çështja e Emiljano Shuillazit ka krijuar dhe një konflikt te Krimet e Rënda, ndërsa Arta Marku, kryeprokurorja e përkoshme ka vendosur transferimin e tre prokurorëve në rrethe, që sipas tyre është bërë në shkelje të ligjit.

Kjo seancë vjen në një kohë kur prokurorët kanë ngurruar që të marrin në ngarkim këtë çështje, dhe është vetë drejtuesja e prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, e cila do të jetë kryesuesja e grupit të sotëm të organit të akuzës. Prokurorët e tjerë do të jenë: Besnik Muçi, Anton Martini, Gentian Osmani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY