Seanca e dytë e blinduar tek Krimet e Rënda, pritet vendimi për...

Seanca e dytë e blinduar tek Krimet e Rënda, pritet vendimi për tre anëtarët e grupit “Bajri”

50
0
Shares

Teksa seanca për Shullazin u shty për javës tjetër, një tjetër seancë e rëndësishme do të mbahet sot tek Gjykata e Krimeve të Rënda.

Sot tre anëtarë të grupit kriminal “Bajri”, do të përballen me Krimet e Rënda. Bëhet fjalë për Ismet Idrizin, të arrestuar në Shkodër, Denis Brajoviq, të arrestuar në Tiranë dhe Klaudio Hoxhalliun, të arrestuar gjithashtu në Tiranë.

Këta janë tre anëtarët e mbetur teksa kujtojmë se ditën e djeshme u dha masa për gjashtë anëtarët e e tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit “Oaz”.

Krimet e Rënda vendosën të lenë në burg Safet Bajrin dhe 5 anëtarë të tjerë të grupit kriminal “Bajri”: Ilir Rustemin, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Emrah Plakun, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Astmer Bilalin, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër; Armir Grimajn, arrestuar në Shkodër dhe Fabiol Rexhepin, të arrestuar në Shkodër.

Operacioni i përbashkët i policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda që u zhvillua pas muajsh të tërë hetimesh, u shtri në Tiranë e Shkodër, por edhe jashtë kufijve në Roterdam dhe Holandë.

Ndërkohë dy të tjerë janë shpallur në kërkim, identiteti i të cilëve mbahet sekret për çështje hetimesh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY