I shkatërrojnë varrin e babait, këngëtarja revoltohet: Gjeni personin përgjegjës

I shkatërrojnë varrin e babait, këngëtarja revoltohet: Gjeni personin përgjegjës

80
0
Shares

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është tronditur nga një lajm aspak i këndshëm për të dhe familjen e saj.

Këngëtarja shkruan për ngjarjen e ndodhur në Llapashticë në Kosovë, ku persona të paidentitikuar kanë shkatërruar varret.

Ajo ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve që të ndalojnë personin përgjegjës, që shkatërroi rreth 80 gurë varresh në fshatin Llapashticë e Poshtme në Kosovë.

Sipas këngëtares, më e dhimbshme dhe tronditëse për të është fakti se mes varreve të dhunuara është ai i babait dhe familjarëve të saj.

Reagimi i plotë në facebook:

“Po shkruaj e tronditur…
Ka një javë që ka ndodhur kjo tragjedi në fshatin tim, Llapashticë e Poshtme, dhe unë vetëm sot e mora vesh. Jam e tmerruar për faktin që kjo ngjarje nuk ka marrë vëmendjen e duhur.

Ndërkohë që unë shkruaj personi përgjegjës për këtë është i lirë.
Ky person ka dëmtuar gurët e 82 varreve, përfshirë dhe atë të babit tim dhe familjarëve të mi.

Iu lutem autoriteteve në Kosovë të bëjnë të mundur zbardhjen e çështjes dhe te vendosin drejtësi për personin përgjegjës. Nuk bëhet fjalë vetëm për dëm material, ajo çfarë më vret me shumë është dëmi emocional”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY