Këngëtari shqiptar do të largohet nga Shqipëria? Kapet në ambasadë duke aplikuar...

Këngëtari shqiptar do të largohet nga Shqipëria? Kapet në ambasadë duke aplikuar për vizë

162
0
Shares
Artistët shqiptarë prej kohësh kanë zgjedhur të zgjerojnë famën e tyre jashtë kufijve shqiptarë, shpesh duke kaluar edhe kontinente.

Shumë nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare kanë mbajtur koncerte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kujtojmë këtu Alberie Hadërgjonajn, Ledri Vulën apo Sinan Hoxhën.

Ky i fundit është pikasur ditën e sotme në Ambasadën Amerikane, për intervistat e vizave.

Burime për “iconstyle.al” raportuan se, këngëtari i muzikës popullore kishte bërë aplikim për vizë dhe u paraqit për fazën e intervistës këtë të premte.

I njëjti burim sqaroi se viza i ishte refuzuar, por pa mësuar më shumë detaje për llojin e vizës apo arsyen e refuzimit.

Sinan Hoxha mbajti disa koncerte në janar të këtij viti në Amerikë, nga të cilat publikoi edhe video në rrjetet sociale. Së fundmi këngëtari ka treguar se ka një ndalesë në qytetin italian Cassano D’adda, ku është i ftuar në një klub nate.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY