EMRAT/Pas kontrollit të banesave në Krujë 6 persona në pranga, mes tyre...

EMRAT/Pas kontrollit të banesave në Krujë 6 persona në pranga, mes tyre dhe Durim Bami

615
0
Shares
Moment nga arrestimi Burimi:Shqiptarja.com

Operacioni në Nikël tashmë po zgjerohet në 20 banesa të disa personave të dyshuar si të rrezikshëm.

Nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë lëshuar më shumë se 20 urdhër kontrolle banesash ku së fundmi mësohet se kontroll është ushtruar dhe në banesën e Durim Bamit, i cili është një personazh mjaft i njohur në vendin tonë.

Bami është i njohur për atentatin e pretenduar nga Tom Doshi. Tom Doshi, Mark Frroku dhe Durim Bami u akuzuan për kallëzim të rremë për çështjen e atentatit të pretenduar ndaj Tom Doshit, por hetimet nuk arritën të vërtetonin këtë pretendim të Doshit duke bërë që  prokuroria të ngrejë akuzë “Kallëzim të rremë” për tre personat e sipërcituar.

Policia, FNSH dhe RENEA kanë kryer kontrolle në banesat e personave me precedentë  penalë kryesisht nga fisi Haka.

Deri tani janë shoqëruar 6 persona: Marenglen Haka, Bedri Haka, Durim Bami, Valter Bamin dhe Ylli Cangu.

Ende nuk dihen për cilat akuza të 6 personat janë shoqëruar nga policia, por detaje të tjera priten në vijim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY