VIDEO/E tmerrshme, të jesh në krevat e të të bien dy gjarpërinj nga tavani

Ndaje

Dy pitonë zihen me njëri-tjetrin dhe bëjnë zhurma të frikshme agresive pasi përfundojnë në një dhomë gjumi në Melbourne.

Videoja e publikuar online ka arritur më shumë se 49 mijë shikimi. Pamjet u filmuan nga kapësit e gjarpërinjve Brisbane.

“Njerëzit e ngatërrojnë këtë moment me çiftëzimin, por është një zënkë”, konfirmoi Lana Field që bëri filmimin.

Dy gjarpërinjtë kishin rënë nga tavan duke u shtyrë përmes një kanali ajri në një dhomë gjumë.

Përdoruesit e rrjeteve sociale janë tronditur nga pamjet duke thënë: “Imagjino të jesh në shtrat dhe të të bien nga tavani. E tmerrshme!”

Pitonët ishin rreth 1.75 metra të gjatë.

Loading...

Leni një përgjigje