FOTO/ Qirinj në nder të 14-vjeçarit shqiptar dhe babait të tij që...

FOTO/ Qirinj në nder të 14-vjeçarit shqiptar dhe babait të tij që humbën jetën në aksident në Kanada

64
0
Shares

Dhjetra shokë të klasës së djalit 14-vjeçar shqiptar, i cili humbi jetën bashkë me babain e tij në një aksident kanë zhvilluar homazhe ditën e premte, duke ndezur qirinj për humbjen e tij.

Fatos Metko, 45 vjeç dhe djali i tij Fioralb Metko, 14 vjeç humbën jetën të dielën e kaluar në një aksident, ndërsa mbetën të plagosura rëndë gruaja e Fatosit dhe vajza.

“Familjet tona ishin shumë afër dhe ky lajm është shkatërrues për ne”, tha Hannah Carly, e cila ndihmoi në organizimin e homazheve jashtë shkollës “Samuel Ë. Shaë”.

“Marshimi i heshtur ishte ideja e shumë njerëzve, jo vetëm imja. Ne e dinim se duhej të bashkohemi si një grup për ta nderuar atë – shumë njerëz këtu ishin miqtë e tij të mirë, tha më tej Hannah Carly.

Ilir Kuqi, president i Shoqatës Shqiptare Kanadeze të Calgary, tha se Maralba Metko është në gjendje kritike dhe mbetet në gjendje kome ndërsa vajza e saj Brianna “ndoshta do të jetë mirë”, të paktën fizikisht, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY