VIDEO/Do kalonte drogë nga porti i Durrësit, arrestohet nga policia 60 vjeçari...

VIDEO/Do kalonte drogë nga porti i Durrësit, arrestohet nga policia 60 vjeçari italian

78
0
Shares

Është ndaluar një shtetas italian në portin e Durrësit për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia ka kapur 6 kg marijuanë dhe në pranga është vënë Piero Mormina 60 vjeç, banues në Itali.

Njoftimi i plotë

Policia Kufitare parandalon dhe godet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 6 kg e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar  Marjuanë.

Arrestohet në flagrancë një shtetas italian.

Gjatë procedurave të kontrollit kufitar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës mbrëmjen e djeshme Policia Kufitare  ka   ushtruar kontroll  në një mjet me drejtues një shtetas italian,  me destinacion Italinë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm  të ushtruar në vijën e dytë  mjetit tip Fiat, në pjesën e  poshtme të mbrapakolpit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë  e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.

Veprimet e mëtejshme  procedurale u kryen nga ana e Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, të cilët arrestuan në flagrancë shtetasin:

  • Piero Mormina 60 vjeç, banues në Itali.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike ” parashikuar në nenin 283 /a të Kodit Penal.

Port – DurrësPolicia Kufitare parandalon dhe godet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.Sekuestrohen 6 kg e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar Marjuanë. Arrestohet në flagrancë një shtetas italian.Gjatë procedurave të kontrollit kufitar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës mbrëmjen e djeshme Policia Kufitare ka ushtruar kontroll në një mjet me drejtues një shtetas italian, me destinacion Italinë.Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në vijën e dytë mjetit tip Fiat, në pjesën e poshtme të mbrapakolpit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kilogramë e 105 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Marjuanë.Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga ana e Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, të cilët arrestuan në flagrancë shtetasin:• P.M., 60 vjeç, banues në Itali.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike " parashikuar në nenin 283 /a të Kodit Penal.

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 16 août 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY