FOTO/Meta viziton vendin ku bashkëjetesa mes serbëve dhe shqiptarëve është solide

FOTO/Meta viziton vendin ku bashkëjetesa mes serbëve dhe shqiptarëve është solide

99
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka ndarë disa foto në rrjetin e tij social facebook teksa ndodhet në vendin ku sipas tij bashkëjetesa mes serbëve dhe shqiptarëve është solide dhe e admirueshme.

Bëhet fjalë për komunën Shterpca, ku presidenti e nënvizon si një komunë model e cila përpos bashkëjetesës në harmoni, ka sjellë ndryshime në ekonomi dhe në zhvillim duke hapur vende pune për banorët.

Shënimi i plotë i Metës në facebook

Mirëmëngjes të dashur miq! Kënaqësi të vizitoja fermat ku kultivohen mjedrat më të mira në botë, në komunën e Shterpcës (Brezovicë) dhe një investim bashkëkohor të përpunimit dhe ruajtjes së frutave të pyllit.

Vizioni i Bratislavit, Kryetarit të komunës mbështetur tek shpirti punëtor i këtij komuniteti të shkëlqyer ka sjellë ndryshime tepër shpresëdhënëse, duke hapur vende të reja pune dhe të ardhura më të mira për banorët dhe komunën. Shterpca është një komunë model, ku bashkëjetesa midis serbëve e shqiptarëve është e admirueshme dhe solide.

mesazhi i Metës në facebook

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY