Shkon t’i vjedhë celularin 33 vjeçares, por policia i gjen kanabis në...

Shkon t’i vjedhë celularin 33 vjeçares, por policia i gjen kanabis në shtëpi

56
0
Shares

Një i ri 21 vjeçari kishte hyrë në shtëpi për të vjedhur një celular, por e ka pësuar keq. Ai ka dalë zbuluar në kontrollin që policia i ka bërë banesës së tij pas arrestimit.

21 vjeçari Ermand Ramaj nga Fieri është arrestuar pasi “në banesë dyshohet se i ka vjedhur telefonin celular shtetases E.K, 33 vjeçe, dhe kjo banuese në Fier. Ai fillimisht ka hyrë në shtëpinë e 33-vjeçares vetëm për të vjedhur celularin, por është arrestuar në flagrancë nga policia.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY