VIDEO/Radhë kilometrike makinash në Morinë, vonesa dhe në tragetin e linjës Bari-Durrës

Ndaje

Është krijuar një radhë e gjatë me automjete në pikën kufitare të Morinës, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Radha me automjete shkon deri në hyrje të Prizrenit. Radha kilometrike është krijuar që prej orës 5 të mëngjesit të sotëm.

Nga ana tjetër ka vonesa në tragetin e linjës Bari – Durrës. Tragetet në drejtim nga Bari në Durrës janë vonuar për shkak të nisjes me disa orë vonesë nga Italia.

Pasagjerët kanë pritur me orë të tëra në Bari që prej mbrëmjes së djeshme.

Trageti që duhej të nisej mbrëmë nga brigjet italiane, është nisur sot në mëngjes. Shkak është bërë një avari në aspirimin e tragetit. Njëri nga tre tragetet ka mbërritur sot në orarin e përcaktuar.

Leni një përgjigje