Kthimi i ligjit për Lojërat e Fatit/ Vasili: Meta veproi drejt, jo...

Kthimi i ligjit për Lojërat e Fatit/ Vasili: Meta veproi drejt, jo lehtësira bixhozit

58
0
Shares

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e ka cilësuar të drejtë vendimin e presidentit Ilir Meta, për të kthyer mbrapsht ligjin për lojërat e fatit.

Në një intervistë për News 24, Vasili tha se në këtë mënyrë nuk do t’i lejohen lehtësira fiskale bixhozit në Shqipëri.

Intervista e plotë:

Ka patur një kthim nga z.Meta të ligjit për tatimet ku pika kryesore e diskutimit ka qenë ajo e lojërave të fatit. Pse ky vendim kur ka qenë vetë Presidenti që e ka votuar këtë ligj në 2015?

Është një vendim shumë i drejtë i presidentit. Unë nuk kam pse bëj komente më të gjata se argumentimi që është bërë në kthimin e ligjit, për këtë ndryshim që ka ndodhur së fundmi kështu që referenca juaj është votuar apo jo është pa ndonjë vlerë të veçantë. Pasi bëhet fjalë për një masë inkurajuese jo dekurajuese që vjen sot për këtë ligj. Pra do të thotë i krijohen, mundësi, hapësira dhe inkurajim i ri bixhozit për tu zhvilluar në Shqipëri. Kaq i drejtë është në këtë rast vendimi i Presidentit, sqë unë do tu jap vetëm disa shifra dhe pastaj ia lëmë publikut të na gjykojë për gjithë të tjerat. Në vitin 2013 jue  dini që ka pasur një operacion të jashtëzakonshëm të qeverisë i cili ishte akti i dytë pas aktit të parë që ishte firmosja e ligjit për mbeturinat nga kryeministri. Besoj i kujtoni më së miri. I cili dhe ai ligj u kthye mbrapsht sepse u kërkua importimi i tyre. Unë nuk do bëj as më shumë as më pak por do citoj vetëm çka thënë kryeministri në atë kohë për të qenë korrekt. Kryeministri thoshte: “Askush dhe për asnjë arsye nuk do të mundet dot ta ndalë këtë nismë që nuk është aksion, as sezon, po nismë që do të quhet e kryer kur vendi dhe shqiptarët nuk do të lënë më asnjë qindarkë në kumar. Ky nuk mund të jetë as legalisht aktivitet i së ardhmes së vendit. E ardhmja e vendit nuk mund të ketë asgjë të përbashkët me bixhozin”. Tani unë kam dhe një shifër tjetër. Ky kryeministër në atë kohë që mori këtë kredo kishte 928 pika të lojërave të fatit. Sot janë mbi 4130. Komentet e mia janë krejtësisht të panevojshme pasi të katërfishosh dhe te thuash që ky nuk do jetë kurrë e ardhmja e vendit flet vetë. Po ju jap dhe një shifër tjetër   të dhënë nga mediat gjermane jo më larg nga sot. Pikat për numër të popullsisë, për banor në Shqipëri është një pikë për 700 banorë. Në Gjermani është  1 pikë për 18 mijë banorë. Pra e kemi 30 herë më të lartë se Gjermania. Është fare e qartë që në humbjen  e të gjithë shpresës  dhe mos pasjen e asnjë mundësie të re as për punësim as për të zhvilluar biznesin si duhet pasi biznesi është mbërthyer në pak dyer dhe  praktikisht ka asfiksuar dhe ka dëmtuar plot të tjerë. Shto dhe këto TVSH e biznesit etj. Shqiptarët në pikën e fundit të dëshpërimit provojnë fatin ndërkohë që ky fat nuk vjen por përkundrazi shkatërrojnë dhe pjellin mjerim në mijëra familje. Çdo mjet dhe çdo hap i ndërmarrë, për ta kufizuar dhe për ta dekurajuar dhe pse jo, unë mendoj në shtator ne duhet të fillojmë me një tjetër aksion për një  ligj që dekurajon masivisht këto lojëra , besoj është një përgjigje që mijëra familje presin . të cilat shikojnë me zemëratë të madhe shpeshherë dhe kryetarët e familjes që luajnë nga dëshpërimi. Djem të tyre,  ka dhe vajza për fat të keq  që luajnë dhe në fund të ditës çfarë kanë bërë, shifrat prapë thonë që ky biznes vazhdon të jetë me fitime të mëdha. Mbi 130 milionë euro kanë ikur nga xhepat e shqiptarëve dhe janë kthyer në fitime dhe këtij biznesi i cili fiton dhe  fiton duke shkatërruar të tjerët, ne i krijojmë hapësira inkurajimi.  Sepse në vend që tu marrim sa më shumë të ardhura këtij biznesi ne ia ulim që   të fitojë dhe më shumë. Ndërkohë që buxhetit të shtetit vetëm 6 muajve të parë i mungojnë 60 milionë euro sipas deklarimeve të ministrisë së financave.  Ndërkohë që siç keni raportuar dhe ju mijëra tatimor rrinë  si hiena që të gjobisin disa biznese turistike  që punojnë 1 muaj e gjysmë në vit se kaq është sezoni turistik për fat të keq në Shqipëri.

Po faturat duhen ndryshuar z.Vasili…

Jam dakord me ju por ndërkohë që i bëhen lëshime dhe favorizime kaq të mëdha këtij biznesi të bixhozit, le ti bëjnë ca lëshime dhe favorizime, në kuptimin, tia ulin taksat gjithmonë e më shumë  këtij biznesi turistik i cili punon dhe njëherë vetëm një muaj e gjysmë në vit.

Por çmimet i çojnë sa për të pasur fitime për gjithë vitin..

Unë nuk dua të bëjë oponencë me ju,  po ju them punojnë 1 muaj e gjysmë në vit, nëse bizneset e tjera  punojnë 12 muaj nuk punon dot një biznes bregdetar  më shumë se 1 muaj e gjysmë në vit. Dhe me ato të ardhura do mbahen gjithë vitin.  Në një shtet i cili nuk mendon më për ta. Në 10 muajt që mbeten ata janë në kufij të mbijetesës. Sigurisht duhet të jemi në rregull me rregullat e shtetit por përpara se të bëjnë çakenjtë dhe hienat këtu, le të krijojnë dhe lehtësira fiskale këtu dhe të mos i krijojnë këto lehtësira bixhozit.

Ajo çka ju thatë për shifrat është mëse e drejtë, sidomos nga ata familjarë që i vuajnë në kurriz pjesën e luajtjes së bixhozit dhe kumarit nga familjarët e tyre megjithatë qeveria thotë që nuk do të bëhet asnjë rritje taksash që do të përkthehet në reflektim në 15% që paguajnë lojërat e fatit bastet etj…

Më falni tu bëj një pyetje shumë miqësore. Ju jeni të shkolluar si dhe unë barabartë. Në qoftë se taksat merrnin 15% mbi 100 lekë, do merrnin 15 lekë, tani do të marrin 15% mbi 60 lekë dhe i bie që të marrim 7 apo 8 lekë. Pra në arkën e shtetit do të derdhen më pak se  janë derdhur më parë. Ndërsa  në fitimet e biznesit do jenë më shumë. Këtë matematikë që nuk është matematikë por aritmetikë që shkon deri te e katërta fillore  e bëjnë gjithë shqiptarët. Dhe unë nuk kam ndërmend të diskutoj për diçka kaq të thjeshtë. Unë nuk do    komentoj me ju një mashtrim që e shohin të gjithë. Matematika e qeverisë është vetëm kjo, tatoheshin mbi xhiron mbi të tërën dhe tatohen  mbi pjesën bruto e atij që mbeten. Pra jo mbi të madhen por tatohen mbi atë që është më  e vogla. Pra do kemi më pak të ardhura në buxhet dhe do ketë disa detyrime më pak që do ti paguajnë këta. Dhe do ti mbeten këtyre në xhep.

Ndryshimi që thotë qeveria që do reflektohet është për të përfshirë llotarinë kombëtare  për ta çuar dhe atë baraz nga 10 në 15%. ..

Znjsh. Karapanço mund të vazhdojmë me një argument tjetër pasi unë e kam shumë të qartë  matematikën e qeverisë. Nuk jam këtu për të bërë avokatin e matematikës së qeverisë, bëj avokatin e qytetarëve  sesa derdhin në të ardhurat e shtetit dhe sa më pak do derdhin. Dhe unë si qytetar  dhe si politikan në qoftë se arkës së shtetit i mungojnë vetëm 6 muajt e parë 60 milionë euro, sipas parashikimeve po të kësaj qeverie. 60 milionë meqë është hapur debat i madh, janë të bësh dy teatro të shkëlqyer se këta thonë do ti falim të gjitha se nuk kemi lekë. Janë 60 milionë euro që nuk i kanë mbledhur për shkak të politikave të tyre klienteliste. Ja ku i kemi dy teatro se meqë nuk kishim para. Kështu arsyetoj unë. Nuk merrem me asnjë lloj alibie që do ta vërë qeverinë në komoditet  që të vazhdojë që ti shumëfishojë pikat  e basteve. Mbetemi në këtë çështje, kanë qenë 928 në vitin 2013, janë 4230 sot. Këto shifra nuk i lëviz topi. Pra qeveria dhe kryeministri që do ta dekurajonte dhe nuk do ishte e ardhmja e Shqipërisë bixhozi, për kryeministrin qeverinë dhe ministrat e ardhmja e Shqipërisë është bixhozi. Sepse një biznes që katërfishohet, lëviz me dhjetëra milionë dhe të cilit i krijohen lehtësira të reja do të thotë një qeveri që të ardhmen që i jep Shqipërisë është bixhozi dhe jo politika ekonomike, racionale dhe punësim masiv.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY