FOTO GALERI/ Greqi, arrestohet i riu shqiptar me 17 kg kanabis në...

FOTO GALERI/ Greqi, arrestohet i riu shqiptar me 17 kg kanabis në makinë

59
0
Shares

Një i ri shqiptar, me moshë 19 vjeç është arrestuar nga policia greke në Sajada, fare pranë pikës kufitare të Qafë Botës.

Sipas policisë greke, operacioni ishte rezultat i bashkëpunimit me autoritetet shqiptare.

Patrulla e policisë ndaloi për kontroll mjetin që drejtonte 19 vjeçari.

Në vende të posaçme brenda mjetit u gjetën të fshehura 26 paketa me kanabis. Pas peshimit rezultoi se pesha e përgjithshme ishte 17,5 kilogramë.

Policia greke thotë se pas hetimeve rezultoi se organizatori i trafikimit të kësaj sasie lënde narkotike është një tjetër shetas shqiptar, me moshë 28 vjeç, i cili u shpall në kërkim.

Përv eç drogës dhe mjetit që ishte në pronësi të 19 vjeçarit, u sekuestrua një shumë parash prej 600 eurosh, si dhe dy telefona celularë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY