Dalin fotot, si u dhunua nga tre grabitës të armatosur 62-vjeçari në...

Dalin fotot, si u dhunua nga tre grabitës të armatosur 62-vjeçari në Shkodër

59
0
Shares

“BalkanWeb” ka siguruar fotot e Agron Veselit, i cili u dhunua nga tre grabitës të armatosur në banesën e tij mbrëmë në Shkodër. Pas ngjarjes së rëndë 62-vjeçari u mor me një ambulancë dhe u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës.

Në fotot, i dhunuari shihet se ka plagë në kokë, fytyrë dhe trup nga goditjet e grabitësve. Ai mori mjekim në spitalin e Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e daljes nga banesa për të hipur në ambulancë, Agron Veseli dallohej qartë se ishte ende i traumatizuar nga tentativa e grabitjes e ndodhur në banesën e tij ku tre hajdutë të armatosur dhe të maskuar i kërkuan para.

Pasi 62-vjeçari refuzoi ai është goditur nga grabitësit derisa komshinjtë kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë njoftuar policinë. Efektivët mbërritën shpejt duke arrestuar njërin prej autorëve fillimisht Pllumb Kolbuçaj dhe më pas edhe një tjetër Abdullah Hardhiqaj ndërsa i treti, një 20 vjeçar është në kërkim.

(BalkanWeb)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY