Lulzim Basha paralajmëron Metën: Dekretimi i ligjit për teatrin do të sjellë...

Lulzim Basha paralajmëron Metën: Dekretimi i ligjit për teatrin do të sjellë “luftë civile”

64
0
Shares

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i përcjell një mesazh Presidentit Ilir Meta,  i cili ka vetëm dy ditë nga afat në dispozicion për të vendosur nëse do të dekretojë apo jo ligjin për Teatrin Kombëtar.

Për Bashën dekretimi i këtij ligji në heshtje apo në mënyrë aktive, nuk është gjë tjetër veçse pjesmarrje në grushtshteti.

Lulzim Basha: “Ne do të ndjekim institucionalisht të gjithë hapat ligjorë, por e rëndësishme është të theksoj se shkelja e parimeve bazë të shtetit, si kontratë bashkëjetese paqësore, si mekanizëm i zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve në shoqëri, është kaq totale dhe evidente në këtë ligj, saqë dekretimi i këtij ligji në heshtje apo në mënyrë aktive, nuk është gjë tjetër veçse pjesëmarrje në grushtshteti.”

Basha thotë se nëse dekretohet ky ligj atëherë kapërcehet vija e kuqe dhe ne jemi de facto në gjendjen ‘luftë civile’.”

Sepse sot merr teatrin, nesër vendos (më fal se po e personalizoj) që të gjithë njerëzit, asnjë kaçurels nuk mund të punësohet në sektorin publik, pasnesër vendos që vetëm bjondët mund të trashëgojnë pronën e prindërve. Çfarë i pengon? Askush nuk i pengon! Kjo është vija e kuqe. Nëse kjo ‘vijë e kuqe’ kapërcehet, ne jemi de facto në gjendjen ‘luftë civile’.”

Basha tha se nëse do të ndërtohen kullat atëherë me të ardhur në pushtet do të kalohet një ligj i posacëm për tu vënë minat kullave.

“Nëse vihet dorë në Teatrin Kombëtar minat  ruspat e presin çdo projekt korruptiv që do të ketë aty. Do kalohet ligj i posacëm për tu vënë minat kullave.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY