Negociata me LSI për 84 votat?/Kryemadhi hedh poshtë pretendimet: ‘Fantazia e sëmurë...

Negociata me LSI për 84 votat?/Kryemadhi hedh poshtë pretendimet: ‘Fantazia e sëmurë e Edi Ramës’

81
0
Shares

Pak ditë më parë, Taulant Balla tha se PS ishte në negociata me Lëvizjen Socialiste për votat e nevojshme për miratimin sa më shpejt që të jetë e mundur të dy ligjeve për Shkollën e Magjistraturës dhe emërimin e magjistratëve të rinj, ndërsa Partia Demokratike bojkotoi seancën e fundit, për hir të ankesave që kishte në lidhje me votimin e projektligjit për teatrin.

Sot, vjen reagimi i kryetares së partisë lëvizjës socialiste për integrim në lidhje me këto deklarata. Në një postim në rrjetin e saj facebook, Kryemadhi mohon kategorikisht çdo bisedim të mundshëm dhe shprehet se nuk do të bëhen pjesë e pazareve të qeverisë që është e zhytur në krim.

Postimi i plotë 

LSI nuk do të jetë kurrë pjesë e pazareve për të shpëtuar Edi Ramën!

Asnjë marrëveshje apo bisedim nuk ka dhe nuk do të këtë për t’i zgjatur agoninë kësaj qeverie, që e zhytur në krim, trafiqe të paligjshme dhe korrupsion po përpiqet, që në grahmat e fundit, të mundet të shpëtojë me manipulime të tilla.

LSI ka qënë dhe do të jetë pro dhe pjesë e çdo takimi apo tryeze, që trajton dhe diskuton përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe largimin e klikës së Edi Ramës.

Çdo përpjekje tjetër për ta përfshirë LSI në bisedime është thjesht pjesë e fantazisë së sëmurë të Edi Ramës, që sot më shumë se kurrë është i gatshëm të blejë e të shesë çdo gjë e çdokënd në emër të pushtetit, por që duhet t’a ketë më shumë se kurrë të qartë, se për të shpëtuar karrigen e tij nuk do ketë kurrë ndihmën e LSI.

Ne do të vazhdojmë të jemi pjesë e opozitës së bashkuar, me qëllimin e qartë dhe të saktë, largimin e pushtetit banditesk të Edi Ramës!

Të shpëtosh sot Edi Ramën do të thotë të shkatërrosh përfundimisht të ardhmen e shqiptarëve, dhe këtë mëkat LSI nuk e merr në kurriz.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY