Hahn shuan ‘zjarrin’ e debatit për marrëveshjet Greqi-Shqipëri:Do të ketë ndryshim kufijsh

Hahn shuan ‘zjarrin’ e debatit për marrëveshjet Greqi-Shqipëri:Do të ketë ndryshim kufijsh

77
0
Shares

Komisioneri Johannes Hahn ka deklaruar se me marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë do të ketë ndryshim kufijsh. Kjo është një deklaratë shumë serioze me interes sepse pritej reagimi nga qeveria greke dhe Ministria e Jashtme greke.

Kujtojmë se ministri i Jashtëm grek Kotzias  me deklaratat e tij, pasi mbylli marrëveshjen me Shkupin, shprehej  se ishte zgjidhur dhe situata me Shqipërinë,madje edhe duke treguar nxitim për të mbyllur këtë front.

Në mënyrë të veçantë, pas këtyre deklaratave, Hahn  deklaroi se “ne jemi në proces të zgjidhjes së çështjeve të pazgjidhura për dekada me Shqipërinë. Ne kemi zgjidhur problemin me fqinjët e tyre veriorë që ka ekzistuar për 25 vjet,” tha ai duke i  vënë në dukje z Kotzias se deri në  përfundim të verës do të zgjidhen dhe çështjet që janë në pritje me Shqipërinë.

Komisioneri i BE për Politikën Rajonale dhe Zgjerimin në prani të ministrit të Jashtëm të Shkupit, foli për zgjidhjen e emrit të Shkupit dhe bisedoi rreth marrëveshjes së përgatitur Athinë-Tiranë, shkruhet në gazetën greke protothema.

Thjesht, në këtë deklaratë, Komisioneri Europian njoftoi se nëse bisedimet Kotzia-Tsipras me Kryeministrin Rama do të përfundoheshin, do të kishte një ndryshim të kufijve!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY